Mezi po e prisnit?! Publikohet traileri i sezonit të fundit të “La Casa De Papel”

Nuk do të ketë një sezon të gjashtë të serialit “La Casa de Papel”, me sezonin e pestë që ka nisur xhirimet dhe do të jetë i fundit i një prej serialeve më të ndjekur në Netflix.

Lajmi u bë i ditur nga aktori Alvaro Morte, i cili luan në rolin e “Profesorit”, protagonistit absolut të filmit.

“Duket se po vijmë drejt fundit”, shkruante aktori krah fotos së maskës që është bërë simbol i këtij seriali.

Mirëpo ndërkohë që të gjithë po presin të shikojnë ç’është përgatitur këtë herë, sapo është publikuar “traileri” i sezonit të 5-të.

Sipas njoftimit të “Netflix”, sezoni i pestë do të jetë i ndarë në dy pjesë, që do e nisin transmetimin në kohë të ndryshme. Pjesa e parë do të nisë transmetimin në 3 shtator, ndërsa pjesa e dytë do të shfaqet në 3 dhjetor të këtij viti.

Para disa ditësh gjiganti i transmetimit njoftoi se xhirimet e serialit kishin përfunduar dhe se fansat nuk do të prisnin dhe shumë.

“Cfarë nisi si bandë hajdutësh, përfundoi si familje. Përfunduan xhirimet e sezonit të pestë të “La casa de Papel. Një falenderim për të gjithë fansat që ishin pjesë e rezistencës. Mezi presim t’ju tregojmë si përfundon kjo histori.” – shkruhej në njoftimin e “Netflix” disa ditë më parë.