Mevlani nuk e këndon më këngën e Ledjanës në koncerte “Nuk më ka ikur inati”

Mevlan Shaba krahas momenteve interesante që dhuroi në takime dhe studio, bëri bujë me dedikimin më romantik të mundshëm duke i dedikuar një këngë Ledjanës.

Kënga mori pëlqyeshmëri të madhe të publikut dhe Mevlani e këndonte vazhdimisht nëpër paraqitjet e tij.

Por kjo duket se ka marrë fund, pasi ish-konkurrenti e ka larguar nga lista e tij këtë këngë.

I ftuar në “Breaking” ai ka folur rreth kësaj kënge duke treguar se në këngët që do të publikojë së shpejti nuk ka asnjë dedikim tjetër për të.

“Ai ka qenë një dedikim spontan dhe nuk besoj më se do të vijë ndonjë dedikim si ai”, tha Mevlani duke shtuar se për momentin nuk e këndon në koncerte këtë këngë.

“Ndoshta kur të më iki inati po, për momentin jo”, tha Mevlani që këtë këngë e ka larguar edhe nga kanali i tij në Youtube./afterparty.al