Pak më vonë se zakonisht përshkak të masave anti covid-19 por shtatori edhe këtë vit u përshkua me shumë emocione për shumë fëmijë që për herë të parë nisin shkollën e edhe për prindërit e tyre.
Kjo ditë ishte speciale edhe për Robertin dhe Norën, të cilët për herë të parë përcollën Reneen në bankat shkollore.

Ka qenë Roberti që përmes rrjeteve sociale ka uruar të bijën mes shumë emocioneve për nisjen e rrugës së dijes.
Artisti ka publikuar fotografinë e Renée që tashmë gjashtë vjeçe e gjysmë.
“Suksese qika jem dhe urime dita e parë. Të don babi shumë” – është shprehur ai.

Renee duket e lumtur pasi ka pozuar e buzëqeshur dhe me shumë stil në ditën e saj speciale që do të mbesë e paharruar tërë jetën.
