Nafta dhe benzina do të shiten me të njëjtin çmim 229 lekë për litër, ndërsa gazi 90 lekë për litër
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburantit në vend. Kështu, nafta është ulur nga 234 lekë për litër në 229 lekë për litër.
Po ashtu, çmimi i benzinës është ulur nga 237 lekë për litër në 229 lekë për litër.
Çmimi i gazit nuk ka ndryshuar, duke mbetur në vlerën 90 lekë për litër.
Për këto produkte, çmimet e shitjeve me shumicë janë 217 lekë për litër nafta, 217 lekë/litri benzina dhe 78 lekë për litër gazi.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 18:00 dhe dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.