Merret VENDIMI: “E diela e parë e çdo muaji do të jetë …”

Qeveria ka marrë vendimin që e diela e parë e çdo muaji do të jetë dita pa makina në qytetet kryesore të vendit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, në një deklaratë për mediat.

Nisma do të fillojë nga data 3 Prill dhe e diela e parë e çdo muaji do të jetë si fillim ditë pa makina në qytetet kryesore të çdo qarku.

Udhëzimi i Ministrisë së Mjedisit u është shpërndarë kryetarëve të Bashkive.