Merr fund romanca mes Borës dhe Donaldit?! Ky veprim i tha “të gjitha”!

Bora Zemani dhe Donald Veshaj u kthyen në një nga çiftet më të dashur të publikut shqiptar, që kur konfirmuan lidhjen e tyre verën e vitit të kaluar.

Por, duket se romancës së dyshes mund t’i ketë ardhur fundi.

Moderatorja dhe aktori nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, një detaj ky që na ka bërë të gjithëve të mendojmë se ata mund t’i kenë dhënë fund raportit të tyre. Mjafton një kontroll i thjeshtë në llogaritë e tyre në rrjetin social për ta verifikuar.

Madje sipas “Prive” Bora dhe Donaldi nuk po kalojnë momentet më të mira aktualisht.

Për herë të fundit dyshja janë shfaqur bashkë në rrjete sociale në mars. Ata postuan disa foto “funny”, të cilat dëshmonin të kundërtën e asaj që mësuam sot. Bora dhe Donaldi dukeshin shumë të dashuruar, duke kaluar çastet më të bukura në shoqërinë e njëri-tjetrit.