Mënyra sesi Kanye i trajtoi familjen, Kim iu kërkon falje publikisht

Kim Kardashian i kërkoi falje familjes së saj për mënyrën sesi Kanye West i trajtoi ata në sytë e publikut.

Kim tha në episodin e radhës të “The Kardashians” se ajo ishte lodhur duke mbrojtur reperin dhe nuk do të “lejonte askënd t’i trajtonte më të dashurit e saj në atë mënyrë”.

Kim u ul me nënën Kris Jenner, motrat Kourtney Kardashian, Khloé Kardashian dhe Kendall Jenner, të dashurin e Kris, Corey Gamble dhe të fejuarin e atëhershëm të Kourtney, Travis Barker, për t’i paralajmëruar se West do të sillte një këngë të re. “Ai po flet si i çmendur për mua,” i tha atyre Kim.


“Shumica e burrave nuk e ulin nënën e fëmijëve të tyre ashtu publikisht,” vijoi më tej Khloé.