Deodoranti është një nga produktet më të përdorura në përditshmëri, sidomos për të shmangur aromën e pakëndshme të djersës. Megjithatë, ekspertët thonë se shumë persona nuk e përdorin siç duhet, duke ulur efektin e tij. Ja disa nga gabimet më të zakonshme që bëhen gjatë përdorimit të deodorantit. 
1. Aplikimi kur lëkura është ende e lagur
Shumë njerëz e vendosin deodorantin menjëherë pas dushit. Nëse sqetullat nuk janë tharë plotësisht, produkti nuk përthithet siç duhet dhe efekti i tij mund të jetë më i dobët. 
2. Përdorimi i një sasie shumë të vogël
Një kalim i shpejtë me deodorant nuk mjafton. Që të funksionojë siç duhet, duhet të mbulojë të gjithë zonën e sqetullës dhe gjëndrat e djersës që ndodhen aty. 
3. Përdorimi i të njëjtit produkt për shumë vite
Trupi mund të përshtatet me një deodorant të caktuar dhe me kalimin e kohës ai mund të bëhet më pak efektiv. Ndërrimi i produktit herë pas here mund të ndihmojë që të ruhet efekti kundër djersës dhe aromës së pakëndshme. 
4. Mosmarrja parasysh e faktorëve si stresi apo dieta
Era e trupit nuk lidhet vetëm me higjienën. Stresi, ndryshimet në dietë apo në stilin e jetesës mund të ndikojnë në mënyrën se si djersit trupi dhe në aromën që krijohet. 
