“Mendoj se herën e kaluar isha unë burri”/ Arbenita thumbon Feron në postimin e fundit

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, duket se ka hedhur disa kunja për ish-partnerin e saj, Feron, me të cilin ka një vajzë.

Pas një periudhe të gjatë përpjekjesh për të zgjidhur çështjen e kujdestarisë, raportohet se Fero e ka fituar atë.

Në një postim të fundit në Instagram, Arbenita ka shkruar: “Dua ta provoj të jem bashkëshorte përsëri, mendoj se herën e kaluar isha unë burri”.

Ky mesazh duket se vjen pasi Arbenita ka bërë të ditur shpeshherë se Fero nuk ka qenë një bashkëshort i denjë, i cili ishte edhe i akuzuar për dhunë në familje.

Fero, nga ana tjetër, ka vendosur të lërë muzikën dhe të përkushtohet ndaj fesë islame.