Me vlerë 200 mijë dollarë, ja çanta e veçantë me të cilën Jennifer Lopez shkon në palestër!

Jennifer Lopez është shfaqur pak ditë më parë në palestër me një aksesor që është në duart e të paktëve njerëz të elitës.

Ajo kishte veshur një kostum në ngjyrë blu-gri për tu stërvitur dhe për aksesorë zgjodhi çantën Hermès Himalayan Birkin, e cila kushton nga Sotheby’s rreth 200 mijë dollarë.