“Me prindërit e Romeos nuk jetoj”/ Heidi: Dasma ishte simbolike! Duhen parë disa gjëra jashtë…

Heidi Baci la sot shtëpinë e Big për t’ju drejtuar studios së “Ftesë në 5”, për një intervistë surprizë.

Sigurisht që pas dasmës kurioziteti më i madh qëndron te marrëdhënia e saj me Romeon.

E pyetur nëse do të jetojë me prindërit e Romeos pasi të dalë nga “Big Brother VIP”, banorja tha se “duhen para ca gjëra jashtë”.

“Jo, këtë jo. Okej, ishte dasmë simbolike, por janë ca gjëra që duhen parë edhe jashtë. Jeta ime është shumë ndryshe, ca gjëra duhen parë. Por, ne nuk luajmë. Nuk është në qëllim tona”.

Ndërsa sa për prindërit e saj, ajo tha se ata e mbështesin në zgjedhjet e saj.

“Ata duan që unë të jem e lumtur. E dinë që jam një gocë me këmbë në tokë, por më mbështesin në gjërat e mia personale”.