Ditën e sotme arti shqiptar humbi një nga regjisoret më të suksesshme.
Burbuqe Berisha u nda nga jeta papritur pas një sulmi në zemër gjersa ndodhej në ambientet e punës në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Yje të mëdhenj kanë shprehur dhimbjen për humbjen e regjisores ndërsa Nora Istrefi ka zbuluar se me Buqen kishte kaluar fëmijërinë.

“Tejet falenderuese që u rrita pranë shpirtit tënd artistik. Ti që ma zbukurove fëmijërinë, Buqe shpirtin ma këpute. Gjithmonë në zemrën time do të më mungosh shumë”, ka shkruar Nora teksa ka ndarë edhe një fotografi të rrallë nga adoleshenca e saj ku shihet bashkë me regjisoren.

