Është zbardhur dëshmia e Darmen Kelit, 25 vjeçarit i cili një natë më parë vrau me thikë 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallari në zonën e Astirit në Tiranë.
Në dëshminë e tij, 25-vjeçari ka treguar gjithë dinamikën se si ndodhi ngjarja, ndërsa shtoi se Amarildo Hoxhallari pasi i ngacmoi të fejuarën e ofendoi dhe e goditi.
Krimin e rëndë shtoi i riu e kreu me një thikë që e kishte marrë nga shtëpia.
“Sapo kisha arritur afër shtëpisë bashkë me të fejuarën. Ajo shkoi tek parkimi dhe unë u ngjita lart kur pashë një motor që po e ndiqte dhe po e ngacmonin. Nga ballkoni u fola por me ofenduan. Mora thikën dhe zbrita poshtë. Ata ishin dy veta. Amarildo Hoxhallari me ofendoi sërish dhe më goditi. Në sherr e sipër e godita me thikë që kisha marrë në shtëpi. Nuk kisha qëllim ta vrisja por me ofendoi dhe më goditi përpara”, tha Keli në dëshminë e tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45 të së shtunës në Astir ndërsa pas krimit policia arrestoi të riun Darmen Keli.