Leonora Jakupin së shpejti mund ta shohim me fustan të bardhë nusërie.
Të paktën kështu na ka lënë të kuptojmë përmes një postimi të fundit në rrjete sociale ku ka publikuar një koleksion me fustana nusërie duke shkruar: S’po di cilin me e zgjedh.

Kaq mjaftoi dhe u ngritën dyshimet se së shpejti nga këngëtarja do të kemi dasmë.
Leonora prej kohësh ka paralajmëruar se së shpejti do ta shohim nuse por përkundër një lidhje të gjatë ajo nuk ka zbuluar kurrë më shumë detaje rreth planeve apo të dashurin që vazhdon të mbes misterioz për publikun.

Ndryshe Leonora sapo ka publikuar mini-albumin e saj “Ambël”, i cili përmban 5 këngë të reja që u publikuan me videoklipe.

