Caitlyn Jenner ka rrëfyer se martesa e Kim Kardashian dhe Kanye West nuk ishte e mbushur me ‘trëndafila’ apo aq e bukur sa dukej nga jashtë.
“Ishte shumë i vështirë për të jetuar me të,” tha 72- vjeçarja në “The Pivot Podcast” të martën.
Megjithatë Jenner theksoi se West, mbajti “anën” e saj kur ajo ndërroi gjini në 2015, por ende e konsideron reperin miliarder një “djalë shumë të komplikuar”.
“Në fakt, unë jam më shumë për Pete tani me Kim. Pete është ndryshe. Para së gjithash, ai e trajton atë aq mirë, dhe kur ata ishin këtu, Kim ishte kaq e lumtur dhe Kim meriton të jetë e lumtur”-shtoi ajo.