Prej ditësh rrjeti po vlon me komente të ndryshme për situatën e krijuar brenda shtëpisë mes Donaldit dhe Beatrix.

Publiku dhe fansat shprehen kryesisht të irrituar me çfarë po shohin duke përmendur vazhdimisht faktin se Donaldi kishte një situatë të pasqaruar me Borën, e cila po e priste jashtë pas sinjaleve të dërguara nga vet ai për 3 vjetorin e lidhjes.
Ishin ndjekësit që vunë në pah një koment që Beatrix i kishte shkruar Borës në foton e publikuar nga vizita e saj në shtëpi ku kishte shkëmbyer edhe puthje me Donaldin dhe kishin lënë që gjërat t’i sqaronin jashtë.
“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh me zemër në dorë dje, i çmenda komshit duke bërtit love you zemër!!!” pati shkruar Beatrix.

Por ky koment nuk gjindet më dhe nuk dihet nëse e ka fshirë vet Bora, e cila deri më tani nuk ka bërë asnjë lëvizje dhe reagim apo është “zhdukur” nga ata që po menaxhojnë llogarinë e Beatrix.
Nëse janë këta të fundit, janë vonuar pak pasi ky koment tashmë gjindet kudo dhe është “arma” kryesore e atyre që janë kundër asaj që po ndodh brenda gjersa ka një situatë të pasqaruar jashtë.
