Johnny Depp bëri një vizitë të veçantë surprizë gjatë paraqitjes së tij në Festivalin e Filmit në San Sebastian në Spanjë.
I veshur si personazhi i “Pirates of the Caribbean”, Kapiteni Jack Sparrow, Depp vizitoi fëmijët në Spitalin Universitar Donostia në San Sebastian, Spanjë të enjten, më 26 shtator, sipas mediave sociale të spitalit.
Në spital ai fliste dhe luante me pacientët e shtruar në pavijonet e pediatrisë dhe onkologjisë. “Ndërsa ishte atje, ai qeshte me fëmijët dhe nuk e prishi kurrë karakterin e tij”, raporton gazeta lokale El Diario Vasco.
Aktori ka vizituar më parë repartet e spitaleve të fëmijëve si Jack Sparrow në të gjithë botën, nga Vankuveri, Parisi, Londra dhe Brisbane, Australi në disa qytete në SHBA.