“Më keni bërë si kuçedrën e Shrekut”! Arjola Demiri i kthehet keq ndjekëses

Aktorja Arjola Demiri ka vijuar sërish përplasjet me ndjekësit e saj në rrjete sociale, të cilët e akuzojnë për përdorimin e filtrave në postimet që bën.

Arjola ka publikuar në Instastory foton e një gruaje bashkëngjitur me një status ku i është kthyer asaj keq.

“Do t’i kushtoj pak kohë kësaj zonjës këtu që ia paskam shpifur!? Me një bindje befasuese na bëri i kuçedrën e Shrekut… Thua ti se kam dalë të shes mend e bukuri.

Dhe kjo zonja e indinjuar që s’më bën dot tag dhe ka frikë që nuk ja shikoj komentin fantastik, a thua se ka bërë gjetjen e vitit. Mirë kjo, po na flet në emër të popullit… E kanë lëshuar Shqipërinë të gjithë në azil po shikojnë nga e shpifura ime.

Po e hiperbolizon me km larg krahasimin me fusha e male mbu bukurinë apo ku ta di unë. Ooo ku ju çon mushka, shikoni veten merruni me veten se nuk ju del koha për mua”-shkruan Arjola në story.

Nga ana tjetër, ndjekësja në komentin e saj e akuzon Arjolën për përdorimin e filtrave.

“Ti moj motër mund të përdorësh dhe mamanë e filtrave, ama ne si popull të kemi shikuar gati 5 muaj çdo ditë live në tv dhe ti je male e kodra e fushat e mëdhaja të Tropojës larg asaj që nxjerr filtra.

Na e shpife seriozisht. (I paske dhe tags të mbyllur dhe do na fshish komentin.)”– shkruan ndjekësja në koment.


Kujtojmë se që pas daljes nga Big Brother Vip aktorja është përballur me një vrull komentesh negative dhe sulmuese, kryesisht akuza rreth përdorimit të filtrave në rrjete sociale.