Kida jo vetëm që po kënaqet në vendet më luksoze në Dubai, por edhe po punon. Ashtu siç na ka rreguar më herët këngëtarja shqiptare po bashkëpunon me njē ndër artistët më në zë gjerman, Samra.
Dhe projekti i dyshes duket se do të vijë më herët nga ç’e kishim menduar.
Teksa ka zbuluar look-un e saj nga klipi, ajo shkruan në gjermanisht: “Më herët seç e mendoni!”
Ylli i “PP” shfaqet në foto me flokë me balluke e veshur e gjitha me pink, teksa pozon e ulur mbi një Ferrari krahë Samra.

Kujtojmë se Kida po bashkëpunon edhe me Topic, HIT-krijuesin e “‘Breaking Me’, në Dubai, dhe Afterparty.al ka mundur të sigurojë edhe një foto të tyre.


