Për javë të tëra, Enca Haxhia ka shijuar pushimet në Dubai me mikeshat e saj nga ku njoftoi se shumë shpejt do të rikthehet në punë me një projekt të ri muzikor.
Bukuroshja brune premtoi se do të sjellë një këngë të titulluar “Rakia” e që është e sigurt se do të kthehet në hit.
Lançimi i klipit të ri të këngëtares duket se është më afër se kurrë dhe këtë e ka bërë të ditur vetë Enca.
Përmes një fotoje tepër “HOT”, ajo ka paralajmëruar “bombën”.
“Komento një pink emoji nëse po pret muzikën e re,” shkruan ylli i ‘Jealous’ në fotografinë ku shfaqet me bikini ngjyrë pink që padyshim “ndezi” rrjetin.
Me këtë postim, duket se kënga e re e Encës do të publikohet më shpejt seç e prisnim, mjafton vetëm konfirmimi i fansave të saj në komente! /Afterparty.al

