Shumë burra zgjedhin të kërkojnë falje gjatë debateve në çift, edhe kur në fakt besojnë se janë në të drejtën e tyre. Nuk bëhet fjalë për dobësi apo mungesë argumenti, por për një mënyrë për të shmangur tensionin dhe për të ruajtur qetësinë në marrëdhënie.
Sipas studimeve mbi psikologjinë e çifteve, një përqindje e lartë burrash priren të mbyllin konfliktet sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo lidhet edhe me mënyrën si reagojnë ndaj stresit gjatë debateve, pasi shpesh përjetojnë tension më të lartë dhe kërkojnë një “rrugë të shkurtër” për të dalë nga situata.
Në vend që të zgjasin diskutimet, ata zgjedhin të bëjnë një hap pas, duke përdorur faljen si një formë për të qetësuar situatën. Në këtë mënyrë, synimi kryesor nuk është të pranojnë fajin, por të mbrojnë marrëdhënien dhe të shmangin përshkallëzimin e konfliktit.
Ndryshe nga perceptimi i zakonshëm, marrëdhëniet e shëndetshme nuk janë ato pa grindje. Përkundrazi, debatet janë të natyrshme dhe madje të dobishme, për sa kohë menaxhohen me respekt dhe pa fyerje.
