“Me djemtë e mi”, Çiljeta na mori zemrën me foton e parë me djalin e Alban Hoxhës!

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj me foton e fundit që ka publikuar në rrjetet sociale.

Në fotografinë e postuar ajo shfaqet krah djalit të saj, Fernandos dhe në krahun tjetër shihet djali i partnerit të saj, Alban Hoxha.

“Me djemtë e mi”-shkruan Çiljeta përbri postimit dhe ky gjest ka marrë dhjetëra komente pozitive nga ndjekësit e saj.