Me cilin nga konkurrentët e ka? Sindi zbulon si mbajti të fshehtë një sekret brenda programit ‘S’doja t’i prishja’’

Përkundër që ka kaluar kohë që ‘’Për’puthen’’ ka mbyllur sezonin e dytë shikuesit interesohen ende për të ditur sa më shumë rreth konkurrentëve dhe situatave të ndodhura brenga programit.

Sindi ka realizuar një bisedë me ndjekësit e saj dhe ka zbuluar diçka interesante.

‘’A të ka mbet diçka peng në ‘’Për’puthen’’, diçka që s’ke bërë ose si ke thënë diçka dikujt dhe çfarë?’’, ishte pyetja që një ndjekës i bëri Sindit.
Ish-konkurrentja zbuloi se ka qenë një situatë e tillë por nuk zbuloi se për kë bëhet fjalë.

‘’Në një moment kam zgjedhur të mos jem plotësisht e sinqertë me publikun dhe kam mbajtur një sekret që e dija prej kohësh vetëm sepse nuk doja t’i ‘’prishja’’ punë askujt aty dhe për këtë mora një peshë faji shumë të madhe në krah, për të cilin nuk mu tha as një faleminderit. Sidoqoftë Zoti përpara unë mbrapa’’, ka shkruar Sindi.