Me bluza dhe pankarta, Fifi dhe Monika Lubonja filmohen duke bërë përgatitjet për protestën e sotme

Ditën e sotme mijëra qytetarë pushtuan sheshet e Prishtinës duke protestuar kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave.

Nisur nga rasti i fundit i ndodhur para pak ditësh në Prishtinë ku një 11-vjeçare u dhunua nga pesë meshkuj për 7 orë, edhe Tirana do të solidarizohet duke organizuar protestë, e cila nisë në orën 18:30 në ‘Sheshin Nënë Tereza’’.

Iniciatorja e këtij marshi ishte Filloreta Raçi-Fifi, së cilës iu bashkuan qindra-mijëra qytetarë nga Shqipëria duke paralajmëruar se do të jenë të pranishëm në protestë.

Këngëtarja e njohur përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se është gati për t’i prirë protestës ndërsa krah saj është parë edhe aktorja Monika Lubonja, duke bërë përgatitjet e fundit.