Mbyllet protesta! Opozita mosbindje civile në Tiranë. Tre orë kaos, policë e protestues të lënduar

Ka përfunduar pas tre orësh protesta e Partisë Demokratike.

Deputetët dhe mbështetësit e PD tashmë kanë hyrë në selinë e partisë.

Nga selia e PD-së, Flamur Noka ka folur për gazetarët pas mbarimit të protestës.

Noka: Kjo ishte dita e parë që mosbinjda civile zbriti në rrugët e Tiranës. Regjimi i tërbuar sot mori një mesazh. Mesazhi ishte “jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhjke qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë. Sot e kuptuan se beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz, as me dhunë. Qytetarët i dhanjë një leksion “ne do jemi këtu dhe do vazhdojmë mosbindjen civile derisa të plotësohen kërkesat”.”