Francesco Totti ka zbarkuar në Tiranë, ashtu siç pritej.
Kapiteni legjendar i Romës do t’i qëndrojë afër klubit të tij të zemrës, të cilin nuk e tradhtoi asnjëherë gjatë karrierës së tij.
Legjenda italiane ka mbërri në kryeqytetin shqiptar në mesditën e sotme pak orë para finales së Europa Conference League ndërmjet Romës dhe Feyenoordit, e cila do të luhet sonte në stadiumin “Air Albania” duke filluar nga ora 21:00.
Dhe, tashmë kanë dalë fotografitë e para të legjendës së Romës.
Kampioni i botës me Italinë është një nga të ftuarit special të UEFA-s, që janë mbi 1000 gjithsej.