“Mbretëreshat e Instagramit”, kush janë 5 femrat më të ndjekura shqiptare?!

Rrjetet sociale dhe numri i ndjekësve në vitet e fundit janë një tregues i rëndësishëm për suksesin e një personazhi publik.

Pjesa më e madhe e të famshmëve shqiptarë janë shumë aktiv në rrjetet sociale duke mbajtur të informuar ndjekësit me detaje nga jeta profesionale dhe ajo private.

Por kush janë “mbretëreshat shqiptare” të Instagramit?!

Me nga 2.3 milionë ndjekës janë Dhurata Dora dhe Enca Haxhia, dy këngëtare që vazhdimisht mbajnë të informuar fansat e tyre me detaje interesante.

Me mbi 2 milionë ndjekës është edhe Luana Vjollca, prezantuesja, autorja dhe këngëtarja shqiptare, e cila njihet për numrin e madh të njerëzve që e mbështesin në çdo projekt të saj.

1.8 milionë ndjekës ka arritur të ketë edhe Kida e cila me hitet e bëra së fundi është kthyer në qendër të vëmendjes tek të gjithë fansat dhe mediet rozë.

E pesta në këtë listë është Xhensila Myrtezaj. Këngëtarja shqiptare falë sukseseve të saj në muzikë numëron 1.7 milionë ndjekës.

Menu