Mashtruesit kibernetikë rus të vendosur për të ndaluar
Kriminelët rusë kibernetikë po komplotojnë për të sabotuar “Eurovision”, në mënyrë që të ndalojnë Ukrainën që të fitojë çmimin e madh.
“The Sun” shkruan se banda e hakerëve pro-Putin, Killnet, do të përpiqen që të paralizojnë serverët e votimit në internet, përpara se mbështetësit e grupit folk-rap Kaush Orchestra, të votojnë.
Në një mesazh tallës në “Telegram”, të zbukuruar me logon e “Eurovision”-it, Killnet shkruante: “Nuk mund të votoni në internet. Ndoshta sulmi ynë DDOS është fajtor për gjithçka”.
Nga ana tjetër kujtojmë se Rusia u ndalua nga konkursi pas pushtimit të Ukrainës në shkurt.
Ndërkohë mbështetja për përfaqësuesit e Ukrainës është rritur në të gjithë Evropën. Ata performuan natën e parë të festivalit dhe kaluan në finalen e madhe që do të mbahet të shtunën në Torino, Itali.
Anëtari themelues, Oleh Psiuk, falënderoi audiencën dhe tha se një fitore do të nxiste Ukrainën.

“Për vendin tonë është kaq e rëndësishme të kemi fitore në të gjitha mënyrat”, tha Psiuk, i cili i shtoi se vendi i parë do të “rriste moralin” në të gjithë Ukrainën, shkruan gazetashqip.
Teksti i këngës së tyre, “Stefania”, thotë: “Unë gjithmonë do të eci drejt teje nëpër rrugë të prishura” dhe janë bërë një klithmë në mbarë vendin.
Suksesi i këngës dhe mbështetja për të, ka zemëruar ndjekësit e Putinit, përfshirë Killnet, i cili mendohet se vepron për regjimin e tij të korruptuar.
