Kendall Jenner dhe Jacob Elordi duket se po shijojnë në maksimum romancën e tyre, ndërsa paraqitja e fundit publike ka shtuar edhe më shumë dyshimet se lidhja mes tyre po bëhet serioze.
Modelja e famshme dhe aktori australian janë parë së fundmi në Montecito, Kaliforni, duke kaluar një mbrëmje të qetë në shoqërinë e miqve të tyre më të afërt. Sipas mediave amerikane, dyshja kishte organizuar një darkë private në një ambient larg vëmendjes së publikut, por nuk arritën t’u shpëtonin syve të paparacëve.
Burime pranë çiftit tregojnë se Kendall është shfaqur shumë e afërt me Jacob-in gjatë gjithë mbrëmjes. Ajo është parë duke e përqafuar, duke luajtur me flokët e tij dhe duke shkëmbyer momente të ëmbla që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen.
Edhe Jacob dukej tepër i lumtur pranë modeles, ndërsa të dy janë larguar bashkë në fund të darkës me të njëjtën makinë.


