Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë kthyer në një prej çifteve më të dashur për publikun shqiptar dhe çdo e re nga lidhja e tyre përbën kuriozitet.
Ata janë shumë aktivë dhe të komentuar në media dhe shpesh herë postimet e tyre marrin vëmendjen e publikut.
Së fundmi, Eni ka treguar se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me vjehrrën dhe kunatat. Ajo ka publikuar një video në Instastory, në të cilën shihen së bashku duke darkuar.
“Në të treja e kemi vjehrrën aq të mirë sa nuk dalim dot pa të. Vjehrra më e mirë në botë”, ka shkruar Eni krahas videos.

