Don Xhon dhe Loredana kanë bashkuar forcat për herë të parë dhe bashkë do të sjellin këngën “Gjuj për to”.

Videoklipi i këngës është xhiruar tashmë dhe gati për publikim do të jetë sonte (e enjte) në 23:59.
Paralajmërimin e ka bërë reperi përmes rrjeteve sociale ku ka habitur me deklaratën.
“Nesër 23:59. Nc nc nc marre po më vjen çka kena me ju bo”, ka shkruar ai duke paralajmëruar se kënga do të jetë një hit.

Na mbetet të presim edhe pak orë deri te publikimi ndërsa dimë se xhirimet janë realizuar në Kosovë, një pjesë e të cilave u ndërpre nga policia në Ferizaj pasi artistët nuk kishin leje për bllokimin e një pjese dhe për këtë edhe u dënuan.

Po ashtu nga veshja dhe disa fotografi u mësua se dyshja kanë xhiruar një skenë në “Paint ball”.

