Margot Robbie në pritje të ëmbël/ FOTO e aktores me barkun e rrumbullakosur

Margot Robbie është shtatzënë.

Aktorja e producentja e filmit “Barbie” është në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin Tom Ackerley.

Spekulimet nisen në rrjetet sociale kur Margot u fotografua në pushime me Tomin, që tregoi pak barkun e saj.

Çifti u takuan për herë të parë në vitin 2013. Ata u bashkuan një vit më vonë dhe u martuan në dhjetor të 2016-tës.