Mami sapo i zbuloi sekretin?! Befasia e Luana Vjollcës nuk ka të bëjë as me muzikë e as televizion!

Luana Vjollca prej ditësh ka paralajmëruar se do të vijë me diçka shumë speciale dhe pritja e ndjekësve të saj të shumtë ishte e madhe.

Duket se publikimi i projektit do të bëhej sot, por dikush ia zbuloi atë pak më herët?

Është nëna e saj, Maria, që në një video të realizuar dhe publikuar nga vetë Luana tha diçka që duket se na zbuloi befasinë e vajzës së saj.

E pyetur nga Luana se ‘’çfarë do nxjerrim sot’’, mami Maria u përgjigj: ‘’Naj gjë të bukur plazhi..’’

Ende mbesim në ethe se çfarë do na sjell e preferuara jonë, poooor se nuk ka të bëjë as me muzikë e as televizion këtë e zbuloi vetë nëna e Luanës, ndërsa ne mbesin në pritje edhe pak orë./afterparty.al