Britney Spears ka rikthyer vëmendjen mediatike pas publikimit të videos së arrestimit të saj për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, ku ka bërë një deklaratë që ka shokuar publikun. Këngëtarja u dëgjua duke u thënë oficerëve se mamaja e saj, Lynne Spears, kishte përplasur për vdekje një djalë 12-vjeçar vite më parë dhe “nuk i ndodhi asgjë”.
Sipas mediave të huaja, Britney i është referuar një ngjarjeje tragjike të vitit 1975, të rrëfyer më parë edhe nga vetë Lynne Spears në librin e saj autobiografik, ku pranohet se aksidentalisht goditi me makinë një djalë 12-vjeçar teksa po nxitonte për të çuar vëllain e saj në spital. Ngjarja u konsiderua aksident dhe ajo nuk u akuzua penalisht.
Deklaratat e Britney kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa videoja e arrestimit të saj po komentohet gjerësisht në mediat ndërkombëtare.
