Madonna tejkalon limitet, në moshën 63-vjeçare realizon fotosesion provokues në shtratin e saj, vërshojnë kritikat

Madonna po përballet me kritika të ashpëra pas publikimit të setit të saj të fundit fotografik.

Artistja 63-vjeçare ripostoi fotot e edituara pasi Instagrami pasi ato u hoqën për shkelje të udhëzimeve të komunitetit.

Unë po ripostoj fotografi të hequra nga Instagram pa paralajmërim apo njoftim…. Arsyeja që ata i dhanë menaxhmentit tim që nuk trajton llogarinë time ishte se një pjesë e vogël e gjoksit tim ishte ekspozuar”, tha mes tjerash Madonna.

Kur Madonna publikoi fotografitë e pa-edituara në Instagram të mërkurën në mbrëmje, ajo shkaktoi valë tronditëse në rrjetet sociale, madje arriti deri në alarmimin e fansave të saj të devotshëm.

Fansat e saj të befasuar vërshuan me shpejtësi seksionin e komenteve, me një shumicë të tronditur nga shkrepjet ‘pornografike’, ndërsa të tjerët e lavdëruan yllin për postimin e saj të guximshëm, i cili vjen pas polemikave të mëtejshme në Instagram.