“Ma kanë marrë zemrën”/ Besa Kokëdhima konfirmon lidhjen e dashurisë

Besa Kokëdhima është e dashuruar dhe nuk ka ngurruar ta pranojë se PO, është dikush që ia ka marrë zemrën.

Si rrallë herë, Këngëtarja e zbuloi këtë gjë për publikun gjatë një interviste të shkurtër në Suedi ku ndodhet për Eurovisio-in.

Teksa po thoshte se suedezët i duken njerëz shumë të bukur, moderatori e ngacmoi duke i thënë se nëse i kanë pëlqyer kaq shumë, ata mund t’i gjejnë dikë në festën që do bëhet pak më vonë.

Por Besa refuzoi me mirësjellje duke thënë: Ma kanë marrë zemrën, tani më duhet ta ruajë zërin për ditën që do të këndoj dhe uroj deri në finale nëse ia dalim, por pas kësaj do festojmë me siguri.

 

https://vm.tiktok.com/ZMMtMmrP6/