Lutja e partneres së Cristiano Ronaldos, kërkon kthimin e vajzave të rrëmbyera nga babai!

Partnerja e  Cristiano Ronaldos është përfshirë prej dy ditësh në çështjen dy vajzave të vogla të rrëmbyera prej nënës nga babai i tyre, duke u lutur publikisht për kthimin dhe mbrojtjen e tyre.

Lutja e Georgina Rodriguez vjen disa ditë pasi gjashtë-vjeçarja Olivia dhe një-vjeçarja Anna, u morën në arrati nga babai i tyre Tomas Antonio Gimeno, 37 vjeç, që besohet se është larguar drejt Tenerife me dy vajzat në një barkë.Nëna e tronditur e tyre Beatriz Zimmerman ka publikuar pamje të vajzave, me shpresë se dikush do t’i identifikojë.

Georgina i ka bërë apel 24 milionë ndjekësve të saj në Instagram: “Dua të shfrytëzoj fuqinë time në këtë rrjet për të sensibilizuar mbi dy motra që po kërkohen në Spanjë dhe vende të tjera. Ato quhen Olivia e Anna, gjashtë dhe një vjeçe.Nëna e tyre kërkon sa më shumë publicitet për pamjet e saj, duke u përpjekur t’i gjejë sa më shpejt e t’i rikthejë në shtëpi,” shkruan ajo.

Gimeno besohet se ka shkuar në Karaibe ose Amerikën Latine me vajzat e tij.Një gazetë vendase thoshte se mesazhet e dërguara nga i ati për nënën ishin “mesazhe lamtumire”.