Lumi B me projekt unik, në këngën e re përmend emra të njohur të repit, muzikës dhe humorit shqiptar (VIDEO)

Lumi B ka publikuar projektin e tij më të ri që mban titullin ‘’Cili je ti’’.

Kënga, e cila erdhi e realizuar me videoklip dhe zgjat vetëm 1 minutë e 58 sekonda, është unike, pasi pjesë të saj ai ka bërë emrat më të njohur të repit shqiptar, si Getoar Selimi, Ledri dhe Mc Kresha e Lyrical Son, të cilët janë edhe pjesë e videos.

Por Lumi ka futur brenda tekstit edhe Adelina Ismailin, Zanfina Ismailin, Taynën, Kidën e Melindën.

Në tekst ai përmend edhe treshen legjendare të humorit kosovar, Qumilin, Cimën dhe Lecin.