Një detaj i vogël nga përditshmëria e yllit të njohur ka bërë xhiron e rrjeteve sociale: macja e Kylie Jenner është parë e veshur me një qafore luksoze me diamante (ose të paktën kështu duken), duke reflektuar edhe një herë stilin extravagant të saj.
Në një “story” të publikuar në Instagram, macja shfaqet në një ambient minimalist, ndërsa qaforja e ndritshme bie menjëherë në sy, duke e kthyer macen në një “aksesor” luksi më vete. Ky moment i thjeshtë, por shumë glam, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk kanë kursyer reagimet për jetën super të privilegjuar të kafshëve të saj.

