Në prill të këtij viti, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito u bënë prindër për herë të parë.
Dyshja që nisi lidhje gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”, forcuan edhe më shumë dashurinë e tyre duke e kurorëzuar me martesë.
E teksa vajza e tyre, Luna Mari, po rritet ngadalë, ka nisur edhe të lëshojë zëra bebesh, të cilët Luizin po e shkrijnë fare.
Artisti pati një verë të ngarkuar me koncerte dhe natyrisht nuk ka pasur shumë kohë t’i kushtojë Lunës dhe Kiarës.
Çdo moment është i vlefshëm për Luizin, i cili ka publikuar një video simpatike bashkë me Lunën, duke u ankuar se kjo gjë nuk e lë të dalë nga shtëpia.