Luftë dhe dashuri! Çifti izraelit martohet brenda bazës ushtarake

Rekrutimi i ushtarëve izraelit për në Rripin e Gazës pritet të nisë këto ditë, por kjo nuk e ka penguar një çifti izraelit të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Në mes të kaisut dhe frikës së luftës një çift vendosi  të kryejë ceremoninë e dasmës në një bazë ushtarake.

33-vjeçari Nadav, nga Rishon Lezion, kishte planifikuar të lidhte kurorë me partneren e tij prej katër vitesh, Noam, në një ceremoni të mërkurën. Por, për shkak të thirrjes së tij të papritur në detyrë si rezervist i ushtrisë izraelite, planet ndryshuan.

Nadav organizoi gjithçka që dasma të mbahej në bazën ushtarake ku ai shërben , pamjet shihini më poshtë.