“1 mijë vjet” është projekti më i fundit i Luana Vjollcës dhe kjo këngë u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar. E dëgjuam dhe po e dëgjojmë ngado, nga “lounge” apo edhe në radio, mirëpo Luana nuk di të ndalet!
Përveç projekteve televizive që pritet të na servirë së shpejti, ka gati edhe një tjetër projekt të ri muzikor. Këtë herë “showgirl”-i shqiptar ka bashkuar forcat me dy nga emrat më të lakuar në industrinë muzikore.
Bëhet fjalë për Armend Rexhepagiqin dhe Darko Dimitrov, që padiskutim mbajnë “mbi supe” vulën e shumë HIT-eve. Këtë e kanë lajmëruar vetë artistët në rrjete sociale, ku na bënë të ditur se projekti është gati dhe tani ka ngelur vetëm data e publikimit.
View this post on Instagram
Luana u kërkoi mendim ndjekësve të saj në InstaStory se kur duhet ta publikojnë dhe përgjigjia ishte e menjëhershme, duke u shprehur të gjithë njëzëri: TANI!

Tani jemi të gjithë kuriozë të shohim ç’kanë përgatitur për ne kjo super-trio! Ne mezi po e presim këtë bashkëpunim që pritet të jetë “zjarr”, sidomos kur bashkohen emrat më të mëdhenj në industri!!/afterparty.al
