Nik Xhelilaj, një nga aktorët kryesorë të filmit më të fundit shqiptar “Policë për jetë”, ku luan edhe Olsi Bylyku dhe Luana Vjollca, në një intervistë për ATV Live ka thënë se ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe e suksesshme të punojë me kastin e këtij filmi.
I pyetur se si ishte kimia mes aktorëve, ai dalloi veçanërisht shpirtin luftarak të Luanës në projekt.
“Shumë mirë ka qenë, kam qenë unë pak këmbëngulës, por edhe Olsi dhe Aldo që t’i mbushnim mendjen Luanës të vinte në këtë film,” tha ai.
Por sa e vështirë ishte t’i mbushje mendjen Luanës? (Të cilën Niku e quan një kafshë të vërtetë kur vjen puna te puna).
“Luana nuk është kot ajo që është në atë sens, atë figurë ka ndërtuar, është super kafshë pune në Shqipëri dhe e ka vërtetuar këtë edhe në set. Kështu që ishte shumë e lehtë për të bashkëpunuar, ka pasur momente madje që ajo ka dashur të bënte më shumë por ne nuk kishim kohë. Dhe bënte shaka me mua – është mirë të kesh mik regjisorin. Por kemi pasur një super eksperiencë për afatin e kohës që ka pasur, ka treguar një anë të sajën që unë e dija dhe e ndjeja që e kishte, por edhe për publikun tani dhe reagimet që po marrim janë shumë pozitive. Luana ka sjellë pritshmëri shumë të mira,” tha ai.
Filmi tani do të ketë premierën e vet në Prishtinë, pas një super suksesi në Tiranë.
