Me siguri e keni dëgjuar emrin e saj më parë! Po flasim për Ana Golja, aktoren dhe këngëtaren shqiptare që vazhdon të na bëjë krenarë.
Bukuroshja 25 vjeçare ka rrëfyer në emisionin “Rudina” eksperiencën krahë John Travolta në filmin “The Fanatic”. Ajo theksoi se aktori është shumë i dashur dhe një idhull për të.
“Ishte si një ëndërr për mua sepse gjithmonë e kam adhuruar si aktor. Me një aktor të tillë ti mund të mësosh duke luajtur vetëm në krah të tyre. Ai ishte jo vetëm profesionit por edhe shumë i thjeshtë, njerëzor, i dashur.Ai mori vesh që më pëlqenin patatet e skuqura dhe e porositi kuzhinierin e tij të mi gatuajë,ose kërcente me mua në pushimin e drekës dhe ishte tamam ëndërr”, u shpreh Ana.
Përveç aktrimit, Ana Golja njihet edhe si këngëtare e regjisore, ku së fundi ishte edhe vetë protagoniste në filmin e saj “The Cuban”. Kujtojmë se para tre vitesh, ajo dhe aktori i njohur Viktor Zhusti prezantuan për tre netë Festivalin e Këngës në RTSH.

