Lotina Haziri ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël. Ajo ka ndarë në Instagram një set fotografish ku shfaqet pranë partnerit të saj, reperit Mozzik, ndërsa barku i rrumbullakosur zbulon se çifti do të bëhen prindër.
Krahas fotove, Lotina shkroi: “ “E fsheha djalin tim nga bota për gjashtë muaj, ndërkohë që isha çdo ditë drejtpërdrejt në televizion. Cila është superfuqia juaj?” duke treguar se e mbajti të fshehtë pritjen e ëmbël.


