Lorik Cana, i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Jashtë Loje” në Top News, ka rrëfyer shumë për jetën e tij personale.
Përveçse tregoi për momentet e vështira si emigrant, futbollisti shqiptar foli edhe për pjesën sentimentale. Ai tregoi historinë se si është njohur me bashkëshorten e tij italiane, Monica në vitin 2011, me të cilën ka edhe dy fëmijë, Bojken dhe Enkelejda.
Loriku tha se për herë të parë ata kishin rastisur së bashku në një restorant dhe ishin parë për 2-3 orë, derisa ai i kishte dhënë numrin e tij nëpërmjet menaxheres së restorantit.
“Momenti i njohjes me bashkëshorten ishte në një restorant, ku ajo ishte ulur përballë meje dhe pothuajse për dy tre orë gjatë darkës, jemi parë dhe pastaj ja kam kaluar numrin tim nëpërmjet menaxheres së restorantit, jemi dëgjuar ndërkohë unë kam ardhur në Shqipëri dhe pasi jam kthyer jemi takuar dhe tani jemi bashkë prej 10 vitesh,”- tha ai. /Afterparty.al
