Loredana mahnit me ndryshimin e radhës të flokëve

Loredana Zefi ka bërë një ndryshim të madh në pamjen e saj.

Artistja shqiptare, e cila njihet për stilin e saj dhe guximin për të eksperimentuar erdhi me ndryshimin e radhës, shkruan Afterparty.al

Jemi mësuar ta shohim me flokët bionde por rep këngëtarja është kthyer në një zeshkane së fundmi.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Loredana mori pëlqyeshmërinë e ndjekësve të saj për këtë ndryshim.

Ndryshe sa i përket projekteve, kënga me titull “Kein hunger” është e fundit e publikuar nga artistja shqiptare me famë ndërkombëtare./Afterparty.al/

Tags: Loredana