Loredana e bindur për një fëmijë të dytë, “bombardon” me fotot me Mozzik dhe Hanën

Loredana e do se s’bën një fëmijë të dytë me Mozzik! Pas ribashkimit me reperin, bukuroshja kosovare e ka shprehur sërish dëshirën për të zgjeruar publikisht familjen.

Duket se orët e vona të mbrëmjes së djeshme 25 vjeçarja është bërë nostalgjike dhe na ka “bombarduar” me foto të vjetra me Mozzik dhe Hanën në Instastory.

Më pas ajo shkruan: “Dua një fëmijë të dytë?”.

Çfarë po përpiqet të thotë tjetër Loredana, veçse është më e dashuruar se kurrë me Mozzik? Mos ndoshta “rrugës” është një bebush, të cilin e kanë pritur me kaq padurim dhe më në fund është shtatzënë? Këtë do e tregojë koha!

Muajt e fundit në rrjete sociale kanë qarkulluar disa foto me barkun e rrumbullakosur të Loredanës, mirëpo në fund rezultoi të ishin thjesht thashetheme. Madje, rreth këtyre zërave reagoi asokohe edhe Mozzik, i cili shkroi “Gjinekologa t’fort jeni, respekt”, drejtuar mediave.