Lodhje, dhimbje koke dhe jo vetëm! 6 shenja që tregojnë mungesë uji në organizëm

Uji është thelbësor për funksionimin normal të organizmit dhe mungesa e tij mund të shfaqet përmes disa sinjaleve që trupi dërgon. Ja cilat janë shenjat më të zakonshme që tregojnë se mund të jeni të dehidratuar:

* Keni etje të vazhdueshme. Etja është sinjali më i qartë se organizmi ka nevojë për më shumë lëngje.
* Urina është e errët. Një ngjyrë e verdhë e theksuar ose qelibar mund të jetë tregues se nuk po konsumoni ujë mjaftueshëm.
* Lëkura dhe goja janë të thata. Dehidratimi ul lagështinë natyrale të lëkurës dhe mukozave.
* Ndiheni të lodhur ose pa energji. Edhe një mungesë e lehtë e ujit mund të ndikojë në përqendrimin dhe nivelin e energjisë.
* Keni dhimbje koke. Dehidratimi mund të shkaktojë ose të përkeqësojë dhimbjet e kokës.
* Keni kapsllëk. Uji ndihmon tretjen dhe mungesa e tij mund të ngadalësojë funksionimin e zorrëve.