Bebja e parë që ka ardhur në jetë për vitin e ri 2024, vetëm një minutë pas mesnate quhet Sihana.
Në maternitetin “Koço Gliozheni”, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, i dha çekun e bebes për Sihanën.
Ndërkohë pas vajzës në jetë ka ardhur edhe Amari, i cili po ashtu gëzon shëndet të plotë.